MENU
klinika

Reagimi pas Konventës

Rama: Meta pengmarrës i Kushtetutës, çizme rezervë e Doktorreshës

12.01.2019 - 13:38

Pas deklaratave të Monika Kryemadhit nga Konventa e LSI-së, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Presidenca është katandisur në një çizme rezerve e “Doktoreshës së Shkencave”.

Nga ana tjetër, kryeministri paralajmëron se shumë shpejt Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj ‘maskarade’.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave.

Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, shkruan Rama.