MENU
klinika

Dekreti

Rama ministër i Jashtëm/ Ruçi flet për vendimin e Metës

18.01.2019 - 11:32

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në një bashkëbisedim me gazetarët ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin në vend të tij të kryeministrit Edi Rama.

Ruçi teksa komentoi Kushtetutën, tha se emërimet dhe shkarkimet, që nga presidenti, kryeministri deri tek ministrat,  bëhen nga parlamenti. Sipas Ruçit kompetencat e Metës duhet të shprehen me kushtetutë.

“Neni 1 i Kushtetutës në paragrafin e tij hapet me fjalinë Shqipëria është Republikë Parlamentare do të thotë nga presidenti, kryeministri dhe institucionet emërohen e shkarkohen nga parlamenti. Shumë kush e ka trajtuar ka të drejtë presidenti ska të drejtë, nuk merrem me këto, merrem me Kushtetutën.

Neni 93 thotë presidenti nxjerr dekrete. Edhe kur jep apo nuk e jep pëlqimin duhet të nxjerrë dekret, se është kopetencë e kuvendi të shprehet. Kryeministri bën propozimin presidenti jep pëlqimin, parlamenti nxjerr vendimin. T’i lemë këto, le të presim ditën e orën që Gjykata Kushtetuese të ngrihet dhe lidhur me ketë interpretim të shprehet ajo dhe të heshtin të gjithë”, tha Ruçi.