MENU
klinika

Procedurat

Rama njoftim për studentët: Nga nesër, dokumentacionin për tarifat

08.01.2019 - 15:27

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për studentët.

Përmes një postimi në “Instagram”, kreu i qeverisë shkruan se nga nesër studentët mund të fillojnë të dorëzojnë dokumentacionet përkatëse për të përfituar nga reduktimi i tarifës së shkollimit.

“Po! Saktë
(Studentët në çdo universitet duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim dhe asgjë më shumë, asgjë me pak)
#MeStudentët”, shkruan Rama krahas njoftimit.

rama dialogu per universitetin-konica.al

Njoftohen të gjithë studentët se:

Nga data 09.01.2019 fillon mbledhja e dokumentacionit pranë degës së shërbimeve për 3700 studentë (afërsisht) përfitues të reduktimit të tarifës së shkollimit me 100% apo 50 % bsipas kategorive të shtresave sociale parashikuar në VKM-të e nxjerra në fund të dhjetorit 2018, ref. Fletorja zyrtare 189. Vendime të miratuara në 26.12.2018.

Gjithashtu, nga dt 10.01.2019 fillon mbledhja e dokumentacionit për studentëtqë do përfitojnë trajtim financiar/ bursa referuar VKM-të të nxjerra në fund të dhjetorit 2018 ref. Fletorja zyrtare 189. Vendime të miratuara në 26.12.2018.