MENU
klinika

Deklarata që habiti të gjithë

Rama sqaron deklaratën “Veliaj do të varet”

05.01.2019 - 22:22

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin” ka sqaruar ironinë e bërë pak ditë më parë në një deklaratë për mediat ku thoshte se Erion Veliaj do të varet në pemët që ka mbjellë.

Ermali: I patakse njerëzit me këtë që the. Është momenti të flasim për Erion Veliaj. Me këtë që the janë tmerruar pemëtarët.

Rama: Vërtetë jemi këtu për të qeshur, po s’është për të qeshur. Kam pasur dyshimet e mia, por tani që nxorre këtë videon, ka shumë mundësi se janë konspiracione që zhvillohen me figura mediatike për të krijuar influencë.

Do të të vijë radha dhe ty. Atë të varjes do ta mendojmë pak, se pemët që ka mbjellë ai, janë të holla, e po t’ju varim aty këputen.

Ti i varur nuk i duhesh dreqit, ty do të të rruajmë, do të veshim pizhame e do të të çojmë në punë të detyruar se ngele duke ardhur vërdallë hahaha hihihi.