MENU
klinika

81 vjetori i lindjes

Ramiz Reka, takticieni i boksit shqiptar

17.01.2019 - 11:35

Nga ERVIN BAKU

Më 17 janar, kanë lindur Ramiz Reka dhe Mohamed Ali (Cassius Clay)…Reka rreshtohet te boksierët teknikë të boksit shqiptar. Kishte një trup të skalitur, me muskuj të shtrirë dhe elastikë.

Arsenali teknik që dispononte ishte për t’u pasur zili, duke lënë gjurmë te boksierët e atyre viteve dhe në boksin shqiptar në përgjithësi. Ai ka plot 70 vjet jetë me dhe për sportin.

Specialist i mirëfilltë, pedagog, anëtar i Komisionit të Europës, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Boksit, ku hodhi themelet për anëtarësimin e Shqipërisë në AIBA (Shoqata Ndërkombëtare e Boksit Amator).

Kontributi i tij ka qenë i madh edhe si mësues i edukimit fizik, por më shumë i ndjeshëm si pedagog në ish-Institutin e Fiskulturës “Vojo Kushi” si specialist i gjimnastikës…

ramiz reka dhe ervin baku
ramiz reka dhe ervin baku

Ai dhe sot është një “djalë” i ri. King fare. Përvjetori i 81-të nuk përbën absolutisht asnjë ndryshim për gjendjen e tij fizike-funksionale. Ai edhe sot e kësaj dite është aktiv, demonstron saktë, shpejt, në kohën dhe vendin e duhur.

Reka punon dhe stërvit dashamirës të boksit, ish-boksierë. Për punën e tij, ai merr gjithmonë falënderime dhe mirënjohje, njëherazi ndihmon dhe veten, duke ruajtur formën e mirë fizike.

Kur njeriu nuk njeh moshë, nuk njeh dhe plakje. Kjo shprehje shkon sot, në datëlindjen e 81-të të mjeshtrit të dorezave të zeza. Ramiz Reka është kampion në jetë dhe kampion në shpirt. Jam me shumë fat që e kam njohur dhe që ndaj gjithçka me të. U bëfsh edhe 100 vjeç e kusur Profesor!

reka dhe baku
reka dhe baku

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista me takticienin e boksit shqiptar

Reka: Boksi u ndalua, por pasioni s’u shua!