MENU
klinika

Reagimi studentëve

Rektorati vendos: “Luigj Gurakuqi” nis mësimin në shkurt!

30.01.2019 - 19:05

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të rinisë proçesin mësimor me 4 shkurt, duke mbyllur kështu protestën dhe ngujimin e studentëve.

Ky është vendimi i Rektoratit, i cili ka i është lënë detyrë dekanëve të marrin masat e nevojshme.

Gëzim Dibra: Kemi kërkesë nga studentët protestues, kemi edhe kërkesë nga ana e studentëve që kërkojnë të fillojnë mësimin. U detyruam të shkojmë në këtë pikë sepse afatet kohore tashmë nuk lejojnë më që të shtyhet procesi mësimor sepse nuk bëhet i mundur realizimi i këtij procesi.

Mënyra se si do të zhvillohet mësim kur ende ka studentë të ngujuar në 3 fakultete nuk është përcaktuar, por Dibra thotë se në mënyrë kategorike nuk do të lejohet konfrontimi mes të rinjve.

Gëzim Dibra: Ne do përpiqemi të bëjmë zgjedhjen më të mirë të mundshme që ne kemi.

Vetë studentët e ngujuar në një dalje për mediat nuk pranojnë këtë vendim të Rektoratit.

Studenti: Ne kemi paraqit një kërkesë si bashkësi studentësh për shtyrjen e datave të riprovimeve të paktën dy javë pas mbarimit të protestës. Kjo kërkesë është shqyrtuar në Senat.

Studenti: Po bëhet një gjurulldi aq e madhe për ta degjeneruar këtë protestë në dhunë edhe pse nuk ka nisur kurrë për atë arsye.

Rreth 20 studentë mbeten të ngujuar në Universitetin e Shkodrës, ndërsa pjesa tjetër kërkon rifillim e procesit mësimor.