MENU
klinika

Parashikimi i motit

Reshjet nuk i ndahen vendit, mësoni qarqet që do mbulohen nga dëbora

11.01.2019 - 08:29

RESHJET
Sot e premte dt.11, priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Elbasan. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore.
Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë), përjashtuar ekstremin verior.

TEMPERATURAT
Ato do të pësojnë rënie të minimumeve dhe rritje të maksimumeve.
Më konkretisht, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 10 °C
në vendet e ulëta: 1 / 9 °C
në vendet malore: – 6 / 4 °C

ERA
Sot, e premte dt.11, fuqia e erës do të dobësohet, për të fryrë e lehtë deri mesatare.