MENU
klinika

Detajet

Riformatimi i PS-së deri më 5 maj

04.01.2019 - 15:32

Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Mirela Kumbaro, Lindita Nikolla dhe Niko Peleshi pas shkarkimit nga detyra do të jenë në krye të qarqeve respektive për të filluar punën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019

Asambleja kombëtare e Partisë Socialiste vendosi që deri në 5 mars të këtij viti, të gjitha organizatat socialiste të riformatohen ku për çdo Qendër Votimi të ketë 1 organizatë. Vetë organizata nuk duhet të ketë më pak se 10 anëtarë ku të paktën 3 prej tyre të jenë nën moshën 30 vjeç dhe me arsim të lartë.

Objektivi i socialistëve është që në çdo zonë ku ka një organizatë, të ketë një anëtar partie për 26 banorë.

I gjithë ky proces riformatimi do të jetë detyrë kryesore e drejtuesve politikë të qarqeve që janë ministrat e shkarkuar por disa prej tyre edhe minsitra të mbetur në detyrë.

Po ashtu Partia Socialiste do të ngrejë strukturat e koordinimit elektoral për çdo qark, bashki, njësi administrative dhe Qendër Votimi të cilët do të kryejnë sipas detyrës evidentimin e votuesve të Partisë Socialiste, dhe të partive të tjera, të përcaktojnë numrin e votuesve për herë të parë si dhe të evidentojnë zgjedhësit potencialë të majtë dhe të djathtë si dhe zgjedhësit e lëkundur, të pavendosur dhe që nuk votojnë.