MENU
klinika

Bojkoti

Rikthehen aty ku e nisën? Plani i protestës së studentëve për sot

24.01.2019 - 08:23

Prej dy javësh studentët kanë bojkotuar mësimin nëpër auditoret e fakulteteve në shenjë revolte kundër qeverisë dhe të vendosur për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Gjatë ditës së djeshme, studentët janë rikthyer aty ku e nisën, përpara Ministrisë së Arsimit.

Të mbledhur në grupe të vogla, studentët shkuan përballë ministrisë e më pas te godina e kryeministrisë.

Të revotuar studentët qëlluan me vezë dhe bojë godinat, duke shfaqur pakënaqësinë e tyre ndaj reagimiit të qeverisë.

Edhe ditën e sotme, ata do ta vazhdojnë rezistencën jashtë godinave të fakulteteve.

Ora 10:00 do t’i gjejë para Parlamentit, duke insistuar në plotësimin e tetë kërkesave për arsim cilësor.