21.01.2019 - 09:29
Në zonat veriore janë rikthyer sërish reshjet e borës. Rikthimi i tyre ka sjellë edhe problemet e para.
Drejtoria e Emergjencave Civile në Kukës njofton se mbi lartësinë 750-800 m ka pasur reshje dëbore, e cila ka arritur në 10-20 cm.
Njësia administrative Arrë si pasojë e reshjeve të borës është bllokuar.
Gjithashtu janë të bllokuara edhe një pjesë e rrugëve të fshatrave të Njësisë Administrative Kalis, Bushtricë e Grykë-Çaj.
Në Tropojë, vijon të jetë e bllokuar Njësia Administrative Lekbibaj. Probleme ka edhe në fshatrat e thellë të Shkodrës.