25.01.2019 - 11:38
Reshjet e borës kanë rikthyer problemet në zonat malore në jug e veri të vendit.
Probleme të shumta ka shkaktuar në qarkun e e Dibrës, ku në shumë njësi administrative si pasojë e reshjeve të dendura janë bllokuar rrugët.
Drejtoria e Rajonit jugor Gjirokastër, njofton se gjatë orëve të mëngjesit ka patur rreshje të dendura bore. Përveç problemeve me rrugët në Dibër fryn një erë e fortë që është kthyer në ciklon.
Si rrjedhim, momentalisht në akset Qafë Qarri – Ersekë, Boboshticë – Dardhë dhe Korçë-Voskopojë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Kontraktorët me mjetet borë-pastruese janë në punë për normalizimin e situatës.