MENU
klinika

Moti i keq

Rikthehet bora në Veri e Jug, erë e fortë dhe ciklon

25.01.2019 - 11:38

Reshjet e borës kanë rikthyer problemet në zonat malore në jug e veri të vendit.

Probleme të shumta ka shkaktuar në qarkun e e Dibrës, ku në shumë njësi administrative si pasojë e reshjeve të dendura janë bllokuar rrugët.

Drejtoria e Rajonit jugor Gjirokastër, njofton se gjatë orëve të mëngjesit ka patur rreshje të dendura bore.  Përveç problemeve me rrugët në Dibër fryn një erë e fortë që është kthyer në ciklon.

Si rrjedhim, momentalisht në akset Qafë Qarri – Ersekë, Boboshticë – Dardhë dhe Korçë-Voskopojë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Kontraktorët me mjetet borë-pastruese janë në punë për normalizimin e situatës.