Instagrami është kthyer në një burim fitimi për yjet e showbiz, por edhe aty duhet treguar kujdes pasi mund të përfundosh edhe pas hekurave, të paktën në Britani.
Rita Ora, së bashku me 15 personazhe të tjerë të famshëm britanikë me ndikim në shoqëri, kanë rënë dakord të ndryshojnë mënyrën e publikimit të imazheve dhe videove në internet pasi llogaritë e tyre të mediave sociale janë hetuar nga një mbikëqyrës i reklamave.
Mashtrimi me reklamat është një vepër që shkel ligjin në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të dënohesh të paktën me 2 vite burg.
Këto personazhe, duke përfshirë dhe Rita Orën kanë deklaruar se do të tregohen më të kujdesshme në vazhdim dhe do të deklarojnë qartë nëse janë paguar për të promovuar një markë ose produkt.
Për momentin, hetimet kanë rezultuar se të sipërpërmendurit deri më tani nuk e kanë shkelur ligjin, por që ende do të monitorohen dhe mund të dënohen penalisht, vuri në dukje CMA.