MENU
klinika

Romanca me të birin

Rita Ora ‘çmend’ Victoria Beckham-in

27.01.2019 - 13:29

Victoria Beckham është “bërë me dhimbje koke” kur zbuloi se në moshën 18-vjeçare, djali i saj Brooklyn pati një flirt me këngëtaren Rita Ora. Stilistja 44 vjeçare theksoi se nuk e aprovonte këtë romancë që u zbulua në maj të 2017.

Sipas informacioneve, Brooklyn dhe Rita dyshohet se ndanë disa momente së bashku por ishin prindërit Beckham që parandaluan gjithçka duke dërguar djalin e tyre në New York.

Një burim për Daily Mail tha: “Ajo nuk donte që djali i saj të shkonte në rrugë të gabuar dhe nuk donte që ata të dilnin së bashku”.

David dhe Victoria ishin të bindur se palët nuk duhej të frekuentoheshin me njëri tjetrin dhe se kurrsesi nuk do e miratonin diçka të tillë. Por edhe pas kësaj, Brooklyn dhe Rita kaluan përsëri kohë së bashku vetëm një muaj më vonë në festivalin Glastonbury, ku gjithashtu morën pjesë edhe prindërit e tij.

Edhe pse gjërat ndryshuan rrjedhë dhe flirti i tyre nuk vazhdoi më tej, Brooklyn dhe Rita ende mendohet të kenë marrëdhënie të mirë.