20.01.2019 - 13:59
Rritja e temperaturave ka sjellë problematika në disa akse rrugore. Kjo për faktin se kanë shkaktuar shkrirjen e borës.
Shkrirja e borës ka sjellë pasojat e para në disa zona.
Problematike paraqitet situata në rrugën e vjetër Tiranë – Elbasan. Në kilometrin e 33-të të këtij aksi ka pasur rrëshqitje dherash për shkak të shkrirjes së borës, duke bllokuar kështu rrugën.