MENU
klinika

Vështirësi trasporti

Rrugët malore, Elbasani me probleme

03.01.2019 - 15:12

Gjatë natës së fundit kanë rënë shumë reshje dhe kjo u shoqërua me uljen e temperaturave nën zero. Një gjë e tillë ka krijuar shumë vështirësi në transport, në rrugët e fshatrave malore në Perrënjas, Librazhd, Elbasan, Gramsh dhe në tërë qarkun e Elbasanit në përgjithësi.

Emergjencat Civile shprehen se segmenti më problematik në rrethin e Librazhdit është Shkalla e Lunikut-Steblevë, që lidh qytetin e Librazhdit me Peshkopinë.

Këtu kalimi i mjeteve është i mundur vetëm me zinxhirë për shkak të mbizotërimit të akullit mbi trasenë e rrugës.

Vështirësi të kësaj natyre ka pothuajse në të gjitha rrugët rurale të këtij qarku.