Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka ironizuar kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se Rusia është afër njohjes së Pavarësisë së Kosovës.
“Nëse Kadri Veseli, kryetari i parlamentit të Kosovës, thotë se Rusia do ta njoh Kosovën, atëherë me siguri se kjo është e saktë” ka thënë Vuçiç.
“Por Putin mua nuk ma ka thënë këtë, por të kundërtën, por nëse Veseli e thotë këtë, atëherë ndoshta është ashtu”, ka vijuar Vuçiç.
Presidenti serb tha se Putin i ka përsëritur të njëjtin qëndrim sikurse më herët kur bëhet fjalë për problemin e Kosovës. Sipas tij Putin do të pranojë zgjidhjen tek e cila vjen nga Beogradi dhe Prishtina.
“Ne serbët nuk duam ta kuptojmë se për ne është e rëndësishme të kemi marrëveshje me shqiptarët“, tha ai.