MENU
klinika

Komunitetet arbëreshë

‘San Basile’ dhe ‘Shën Vasili’ dy fshatra me të njëjtat rrënjë

14.01.2019 - 19:32

Në një vend të hapur të Qafës së malit Shëndëlli, në një shesh të bukur në mes të cilit ndodhet një rrap shekullor 200-vjeçar (i mbjellë nga një grua nga Dajkaj), ndodhet fshati “Shën Vasil” me rreth 180 familje dhe i pasur me ullishta 200 – 300 vjeçare me një fond toke sa 5-fishi i sipërfaqes në krahasim me Nivicën, që shkon në 200 ha.

Emri i fshatit mban emrin e Manastirit të Shën Vasilit, që ndodhet në fund të fshatit.

2 Km larg njeri -tjetrit, Nivica dhe Shën Vasil duken si “një fshat me dy mëhallë”.

Njëri rrëzë malit të Shëndëllisë, tjetri në qafë të malit, përballë tyre në fund të fushës Delvina me fshatrat e saj plot kodra të vogla e fusha pjellore.

shen vasili-kkonica.al

Një rrap në qendër dhe një “vend i mirë” ku mund të ndezësh qirinj për të vdekurit dhe të gjallët, e dallojnë fshatin Shën Vasil të Komunës së Lukovës, nga të gjithë fshatrat e tjerë të rrugës së rivierës, dikur degëzim i rrugës “Egnatia”, e cila lidhte Romën e lashtë me Ilirinë e jugut ose Epirin, dhe tokat helene.

Kambanat e një kishe në majën e kodrinës në të djathtë të rrugës, të cilat tunden nga dy plaka të veshura me të zeza, janë thirrja e vetë fshatit, sikur të donte të tregonte historinë e tij të djegur dy herë. Nga Ali Pasha i Janinës, në vitin 1798 dhe nga komunistët, në vitin 1970.

Inati i komunistëve duket të ketë qenë më i madh se i Ali Pashës, pasi për më shumë se 30 vjet ata i ndryshuan emrin, duke e quajtur fshati Përparim.

Edhe sot e kësaj dite në fshatin Shën Vasil të Sarandës, vendasit i kujtojnë mirë historitë e luftës dhe të rënët.

Fshati Shën Vasil është fshat autokton, historikisht i krishterë dhe i banuar që në lashtësi. Historia e fshatit është e lidhur me tërë historinë e krahinës së Bregdetit.

san basile-konica.al

Ndërkohë nga ana tjetër, San Bazili ose Shën Vasili në gjuhën Arbëreshë. është një qytet italian prej 1,004 banorë në krahinën e Cosenzës në Kalabri.

Është një komunitet arbëreshë (pakicë etno-gjuhësore shqiptare) e Italisë, e cila mban gjuhën, zakonet, ritin bizantin-grek, traditat e saj dhe kulturën e vet.