MENU
klinika

Paralajmërimi i mazhorancës

Seanca e jashtëzakonshme/ Zbulohet vendimi i demokratëve

15.01.2019 - 19:58

Maxhoranca ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme ditën e nesërme, 16 janar në orën 17:00 për miratimin e dekreteve të ministrave të rinj.

Ndonëse fillimisht PD nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Edmond Spaho e cilësoi antikushtetuese këtë seancë të jashtëzakonshme, me sa duket ka vendosur të jetë në sallë.

Mësohet se PD do të marrë pjesë nesër në seancën plenare të jashtëzakonshme.

PD-Basha-konica.al

Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë depozituar emrat e të gjithë grupit për të diskutuar.

Po kështu mësohet se deputetët e PD do të fokusohen tek qeverisja e Ramës dhe kriza që ka përfshirë vendin.