MENU
klinika

Vizita e Putin

Serbët protesta masive në Beograd: Vuçiç ik!

20.01.2019 - 11:25

“Vuçiç ik”, kjo ishte thirrja e mijra qytetarëve serbë të cilët protestuan në rrugët e Beogradit kundër presidenit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Protesta erdhi pas tubimit të partisë së Vuçiç të enjten gjatë vizitës së presidentit rus Putin në Beograd.

Qytetarët e cilësuan këtë tubim si një përpjekje për të treguar se ka më shumë mbështetës sesa kundërshtarët e tij në Serbi.

Turma parakaloi duke brohoritur “Vuçiç largohu” para selisë së televizionit publik, i cili ka injoruar në masë të madhe protestat, të cilat kanë zgjatur për disa javë.

Kritikët e akuzojnë presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medies dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi