MENU
klinika

Pyetet nga BIA serbe

Serbi/ Ndalohet një zëvendësministër kosovar

02.01.2019 - 15:30

Të mërkurën në pikën kufitare të Merdarës, autoritetet serbe kanë arrestuar zëvendësministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviç, i cili njëkohësisht është dhe nënkryetar i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se shteti serb po vazhdon provokimin dhe qasjen jokonstruktive ndaj qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj

Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës

Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviç. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Servilimi ndaj Perëndimit

Përplasen ashpër Vuçiç dhe Putin


“Vuçiç dhe Thaçi ranë dakord për shfuqizimin e..."

Grenell zbulon se si dështoi ‘marrëveshja finale’ Kosovë-Serbi

REL: Më mirë të mos jetë, sesa të marrë notë negative

Prishtina s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE…

“Sekret i errët” fshihet pas vizitës së Xi Jinping

Presidenti kinez ‘po përdor’ Vuçiç për të ‘pushtuar’ Evropën