MENU
klinika

Përplasje Kosovë-Serbi

Serbia ndalon 2 pjesëtarë të FSK, reagon ashpër Haradinaj

19.01.2019 - 11:36

Një tjetër provokim ka ardhur nga Beogradi zyrtar, që ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj shkruan se dy pjestarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Teksa e ka cilësuar si një motiv për përplasje mes Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj i cilësoi ndalimet si të ‘papranueshme’ dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve të FSK-së të komuniteteve jo-shumicë, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanovic. Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre.

Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Milloshevicit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior”, shkruan Haradinaj në “Facebook”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin