MENU
klinika

Video

Shahini: ‘Masteri’ jo i domosdoshëm/ Profesori: Vazhdojmë me bojkotin

20.01.2019 - 18:32

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në takimin e organizuar me studentët duke sqaruar lidhur me pagesat e tarifave, reduktimet dhe lehtësimet në këstin e taksës së shkollës, e pyetur nga një studente lidhur me tarifimin e Masterit, ajo shprehet se Masteri jo gjithmonë është i domosdoshëm.

Në ‘Paktin për Universitetin’ pjesë e lehtësirave është vetëm grupi i studentëve Bachelor dhe jo ato Master.

Pas këtij takimi ka reaguar dhe Jani Marka, profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Në një postim të tijin ai thekson faktin se sa i nevojshëm është niveli i studimit Master për një student që të arrijë të punësohet.

besa shahini me studentet-konica.al

Më poshtë statusi i plotë i tij:

“Për shumicën DËRRMUESE të vendeve të punës nuk është e domosdoshme të ketë NJERIU një MASTER” thotë znj. Shahini.

Më tej, studentja dëshiron të bëhet MËSUESE dhe për këtë të gjithë e dinë që duhet MASTER.

Por, zonja Albana i përgjigjet që mund të fillojë punë në administratë publike me bachelor, se janë nja 200 vende të lira (meqë jemi në kohë protestash). Ndërkohë, studentë në një brez në Shqipëri janë rreth 120,000.

Sa i takon diplomës universitare, të gjithë e dimë se, në Shqipëri përgjithësisht ose gjen punë me MASTER, o hiç fare, ose thënë ndryshe diploma BACHELOR duhet si kusht për të hyrë në MASTER.

E nëse ka studentë që pas bachelor-it nuk vazhdojnë në master, kjo ndodh se kostot e masterit janë të papërballueshme krahasuar me pagat.

Rezistenca vazhdon!
Bojkoti vazhdon!”

“Këshilltarët e opozitës nuk lejohet të futen brenda dhe të marrin informacion”

Protesta për dosjen 5D/ Këlliçi: Nuk do të ndalemi në aksionin tonë

“Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim”

Rama për Corriere: Emisioni në RAI, i neveritshëm!

“Një sipërmarrje kriminale shumë fitimprurëse”

DW: Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?

I ka mbijetuar 30 kalimeve të paligjshme me gomone

18-vjeçarja rrëfen udhëtimin e “tmerrit” ku vdiqën 5 emigrantë