Menu

“Mendojnë se është nëna ime...”

Shane dhe Hannah, çifti që po “çmend” rrjetin

10.01.2019 - 21:26

Shane Burcaw është 26 vjeç. Ai është me aftësia të kufizuara, pasi vuan nga atrofia muskulare spinale. Por kundër të gjitha paragjykimeve dhe imagjinatës, ai ka në krah një 25-vjeçare, të bukur dhe që gëzon shëndet të plotë. Ajo është Hannah Aylward.

Ata janë të lidhur prej 3 vitesh dhe që prej ditës së parë lidhjes filluan postimin e detajeve nga jeta e tyre në çift në kanalin e tyre të YouTube nëpërmjet videove të shkurtra, të cilat tani kanë marrë famë të madhe. Aty tregohet bashkëpunimi i tyre për shembull për punët e shtëpisë (pasi jetojnë së bashku në një apartament në Minneapolis, Minnesota, detaje nga udhëtimet, vështirësitë e vogla dhe të mëdha të përditshmërisë dhe shumë ironi, kryesisht për perceptimet e rreme që kanë njerëzit për marrëdhëniet dhe paaftësinë e tyre në përgjithësi.

“Kur unë dhe Ana jemi në publik së bashku, të huajt zakonisht besojnë se ne jemi vëllezër apo se ajo është kujdestarja ime apo edhe më keq, nëna ime …”, thotë Shane, i cili lëviz me një karrige me rrota që prej kohës kur ka qenë 2 vjeç.

Por si u njohën ata? Vajza e pa Shane Burcaw në një dokumentar, i cili fliste për jetën e tij pasi kishte përfunduar në karrigen me rrota që në moshën 2-vjeçare.

Vajza vendosi ta takojë atë dhe vetëm pas 4 ditëve, ata vendosën të fillojnë një marrëdhënie, e cila duket se shkon për mrekulli dhe ata kanë thyer tabu. Ata publikojnë foto gjithmonë së bashku duke thyer kështu paragjykimet.