MENU
klinika

Nga New York Times

SHBA nuk duhet ta nënvlerësojë Kinën…

15.01.2019 - 11:53

Mjaft më me biseda dhe shtrëngime duarsh. Ne duhet ta shkëpusim ekonominë amerikane nga Kina.

Administrata e Trump ka qenë e qartë për sa i përket pikëpamjeve të saj për Kinën. Një dokument i strategjisë së sigurisë kombëtare të vitit 2017 e quajti Kinën një fuqi “revizioniste” që përpiqej të riorganizonte politikën ndërkombëtare në përputhje me interesat e saj.

Është e vështirë të mendosh ndryshe për ndërtimin e ushtrisë së Pekinit, përpjekjet e saj për të sulmuar ndikimin dhe fuqinë amerikane, hakmarrjet ndaj aleatëve amerikanë si Kanadaja, etj.

Si të përgjigjet Amerika ndaj kësaj mbetet për tu diskutuar. Pas  disa vitesh bisedime të pasuksesshme dhe marrëveshje me Pekinin, Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë drejtim dhe të fillojnë të shkëpusin lidhjet e tyre ekonomike me Kinën.

Kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Disa industri do të kenë probleme në gjetjen e furnitorëve ose blerësve të rinj. Ata argumentojnë se çdo tërheqje mund të kërcënojë rritjen ekonomike.

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara dhe siguria e saj kombëtare janë dëmtuar nga vjedhja e shfrenuar e Kinës.

Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë ndryshime të mëdha në marrëdhëniet e saj ekonomike me Kinën. Tarifat gjithëpërfshirëse, të cilat dëmtojnë konsumatorët amerikanë dhe punëtorët, nuk janë reagimi i duhur.

Qeveria amerikane duhet të ndërhyjë në treg kur bëhet fjala për Kinën, edhe pse kjo ndërhyrje duhet të kufizohet në fusha që janë vërtetë me rëndësi për sigurinë kombëtare, prosperitetin dhe vlerat demokratike.

Për shembull, qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet të vendosë sanksione ndaj përfituesve kinezë që vjedhjin pronat intelektuale, në bashkëpunim me aleatët tanë.

Në vend të tarifave të përgjithshme, kompanitë kineze që marrin prona të vjedhura nuk duhet të lejohen të bëjnë biznes me firmat në Amerikë ose të bashkëpunojnë me aleatët tanë në Evropë dhe Japoni.

Bashkëpunimi me aleatë si Japonia, Gjermania dhe Britania do t’i bënte këto hapa më efektive. Vende të tilla kanë interesat e tyre në Kinë.

E gjithë kjo do të thotë të vendosësh Kinën në krye të përparësive ekonomike amerikane ndërkombëtare dhe të qëndrojë aty për vite me radhë, pa shkaktuar mosmarrëveshje tregtare me aleatët tanë të tjerë.

Kina është partneri ynë i vetëm i madh tregtar që është gjithashtu një rival strategjik dhe ne duhet ta trajtojmë atë ndryshe nga vendet miqësore me të cilët kemi mosmarrëveshje.

Derek Scissors është një studiues në American Enterprise Institute, dhe Daniel Blumenthal është drejtor i studimeve aziatike. /konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Ku ngjasojnë Kina dhe SHBA?

Albert Çaçi

Pasojat e globalizmit

Albert Çaçi

Një vit i vështirë