MENU
klinika

Modelja braziliane

Shkrimtari turk “humbet” Adriana Limën

22.01.2019 - 14:51

Ka zgjatur vetëm një vit e gjysmë lidhja mes supermodeles braziliane Adriana Lima, dhe shkrimtarit turk Metin Hara.

Mediat rozë shkruajnë se çifti i ka dhënë fund lidhjes pak kohë më parë ndërsa konfirmimi ka ardhur vetëm tani. Ata janë parë për herë të fundit së bashku në nëntor të vitit 2018.

Ish-Engjëlli i Victoria Secret u lidh me shkrimtarin në korrik të vitit 2017, kur u fotografuan duke qëndruar së bashku në një jaht.

Supermodelja ka qenë e martuar më parë me yllin serb të basketbollit Marko Jaric nga 2009-2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Valentina 9-vjeç dhe Sienna 6-vjeç.