MENU
klinika

Tenis

Shorti i Australian Open, rivalët e favoritëve

10.01.2019 - 12:43

Sot është hedhur shorti i Australian Open, turneut të parë madhor të vitit në tenis për femra e meshkuj, që këtë vit ka rritur premion në 55 milionë euro në total. 

Roger Federer do të nisë rrugëtimin drejt titullit të tretë të mundshëm në Australi, kur të ndeshet me Denis Istomin, numri 99 në botë, ndërsa numri 1 i renditjes botërore, Novak Djokovic, do të përballet me një ndër fituesit e tenistëve që po marrin pjesë në turin eliminator.

Nëse Djokovic fiton sfidën e vet ndaj rivalit që pret ende ta mësojë, mund të ndeshet me Jo-Wilfried Tsonga në turin e dytë, Denis Shapovalov në turin e tretë dhe Kei Nishikori në tetëshe.

roger federer e novak djokovic
roger federer e novak djokovic

Federer është në krahun e tabelës ku janë disa nga yjet e turneut, sepse në turin e tretë e pret me shumë gjasa Monfils, më pas Tsitsipas, Cilic, Nadal në gjysmëfinale dhe Djokovic në finale, gjithnjë nëse respektohen parashikimet.

FEMRAT – Serena Williams është favorite për të fituar Australian Open këtë vit, por e pret një short i sikletshëm. Williams synon të barazojë rekordin e Margaret Court për trofe individuale dhe kërkon të fitojë për herë të tetë Australian Open.

Williams mund të ndeshet me numrin 1 të botës Simona Halep në raundin 4 dhe nëse kalon, do të ndeshjet me Karolina Pliskova në çerekfinale.

Serena Williams dhe Simona Halep
Serena Williams dhe Simona Halep

Halep, që e nis turneun duke luajtur vetëm një ndeshje në 4 muajt e fundit për një dëmtim në shpinë, do të përballet me Kaia Kanepi, e cila e mundi në raundin e parë të US Open në gusht. Nëse kalon këtë sfidë të rrezikshme, Halep mund të përballet me Venus Ëilliams në raundin 3.

Kampionia në fuqi dhe numri 3 i turneut, Caroline Wozniacki, do ta nisë me belgen Alison Van Uytvanck dhe mund të ndeshet me kampionen e 2008 Maria Sharapova në turin 3.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN