MENU
klinika

Foto/ Detajet e reja

Shpërthimi në Gjirokastër/ Kush është biznesmeni me dy emra që i vendosën tritol

25.01.2019 - 22:10

Detaje të reja zbulohen për shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e sotme në një vilë 3-katëshe në lagjen ‘Granicë e Sipërme’ në Gjirokastër.

Mësohet se shpërthimi me tritol ka ndodhur në katin e parë të objektit 3-katësh në pronësi të një biznesmeni që mban dy emra, Ndërtim Muxhaj dhe Kleo Bello. Biznesmeni ka në pronësi një lavanderi (pastrim kimik).

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por janë dëmtuar muret dhe grilat e objektit në katin e parë të objektit që shërbente si garazh.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Pritet këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve si dhe marrja në pyetje e pronarit të objektit për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen.