Me anë të një postimi në facebook, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar se edhe pa nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni.
“Ligji për gjuhët, edhe në gazetën zyrtare”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.
Ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe pas shpalljes aty hyn menjëherë në fuqi.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, theksoi se do të respektohen procedurat ligjore.
“Ishte një rastësi e mirë që në të njëjtën datë, më 11 janar u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve, më 11 janar edhe ndryshimet kushtetuese. Natyrisht këtu fillojnë edhe sfidat për një zbatim të saktë, gjithëpërfshirës dhe zbatim të një gjuhe standarde”, tha Osmani.