Një ngjarje e ndodhur jashtë një klubi nate më 1 korrik të vitit të kaluar u ka kushtuar shtrenjtë 4 personave në Itali mes të cilëve edhe dy shqiptarë.
Ata dhunuan fizikisht duke e plagosur 11 herë me thikë djalin e prezantueses së njohur italiane, Simona Ventura. Ndërkohë, ditën e sotme është dhënë vendimi dhe Albano Jakaj është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg ndërsa shqiptari tjetër Andi Arapi me 5 vite burg. Po 5 vjet burg e 6 muaj burg është dënuar italiani Alessandro Ferzoco, ndërsa dënimi më i rëndë është marrë për italianin Davide Caddeo, me 9 vite burg. Akuza ndaj tyre është “tentativë vrasje”.
Djali i Simona Ventures ka hequr dorë nga dëmshpërblimi prej 1 milion euro i kërkuar në seancën paraprake nga avokatja e tij.
“Heq dorë nga çdo dëmshpërblim”, ka deklaruar Nicolò Bettarini, në një kominikim për mediat. “Kërkonim vetëm drejtësi dhe drejtësia u arrit. Më në fund kjo periudhë e tmerrshme mori fund” tha ai.