MENU
klinika

Hapet shkolla shqiptare ne Zvicër

Shqiptarët transmetojnë kulturën edhe jashtë vendit

31.01.2019 - 21:33

Shqiptarët vijojnë të transmetojnë kulturën e tyre edhe jashtë vendit.

Kësaj herë protagonistë janë shqiptarët e Zvicrës  që çelën shkollën shqipe në këtë shtet. Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka njoftuar se do të hapet shkolla shqipe në Schonberg, në Kantonin e Fribourgut.

Kjo shkollë do t’i ndihmojë ata dhe fëmijët e tyre mësimin dhe ruajtjen e gjuhës amtare.

Hapja e shkollës gjithashtu përforcon ruajtjen e identitetit shqiptar dhe tejçimin e ndjesisë kombëtare tek fëmijët e tyre.

Kjo shkollë është hapur të mërkurën dhe LAPSH fton prindërit që t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe, historinë, kulturën dhe traditën shqiptare.