“Bohemian Rhapsody” ishte fituesi i dy çmimeve kryesorë në ceremoninë e “Golden Globes”, në një mbrëmje të mbushur me të papritura.
Një nga të papriturat ishte edhe suksesi i shqiptarit Valdrin Sahiti. Ai nuk ishte mes fituesve të çmimeve, por gjithsesi ai ka qenë prezent në këtë ceremoni me punën e tij fantastike.
Valdrin Sahiti është stilisti që ka veshur disa nga modelet dhe aktoret që morën pjesë, të cilët e kanë falenderuar nëpër intervista dhe rrjedhimisht emri i dizajnerit shqiptar shkruhet në meidat ndërkombëtare.
Vetë Valdrini ka publikuar një foto të një artikulli të “Daily mail” ku shihet modelja Iskra Laërence e veshur me fustanet e krijuar nga vetë stilisti shqiptar.