15.01.2019 - 17:50
Është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare, mbrëmjen e së hënës, aktorja e njohur Carol Channing, ylli i “Përshëndetje Dolly”.
Carol është e njohur për rolet e saj në “Përshëndetje Dolly” dhe “Zotërinjtë preferojnë biondet”, aktorja ka performuar më shumë se 1000 herë gjatë 7 dekadave të karrierës së saj.
Channing ka patur probleme me shëndetin për shkak të moshës kohët e fundit por ndarja nga jeta erdhi për shkaqe natyrale, raporton “CNN”.
Ylli i kinemasë ka fituar gjatë karrierës së saj të gjatë tri çmime “Tony” dhe një “Emmy”.