MENU
klinika

Deklarata

Si largohet Rama? Kryemadhi: Nisim protesta të përditshme

17.01.2019 - 22:46

Si do ta rrëzojë opozita Ramën?! Kjo ka qenë edhe pyetja që i është bërë kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

“Do fillojmë me protesta të organizuara. Do të jenë të të gjitha llojeve dhe formave. Deri dje thoshim që do të shkojmë pas popullit. Por sot populli ka nevojë për drejtim”, u shpreh ajo.

Më tej duke debatuar me Albina Bashën, ajo tha se në zgjedhje do të shkojnë me të njëjtin Kod Zgjedhor.

Monika Kryemadhi e ftuar në studion e “Open” ka mohuar që ta ketë njohur Klement Balilin, teksa pretendimin se Meta është takuar me të, ajo thotë se edhe Saimir Tahiri, e persona të tjerë publikë e kanë takuar atë, por kjo s’nënkupton asgjë.

“Nipi i Klement Balilit, Rigelsi ka qenë kandidat i përbashkët për kryetar bashkie. Por ai s’mban përgjegjësi se çfarë bën xhaxhai të tij, e as unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë bën Rigels Balili. Asnjë prej kandidatëve të LSI nuk ka qenë i përfshirë në krime. Nuk jam policia që t’i bëj CV njerëzve. Nëse Rigels Balili ka probleme, ne si LSI i themi largohu. Një person që është anëtar i LSI, ose jo, dhe ka indicie se ka shkelur ligjin, të dalë e të përballet para ligjit”, u shpreh Kryemadhi.

Duke iu përgjigjur pretendimeve se ka një qëndrim të koordinuar me Metën, Kryemadhi thekson se ajo nuk e takuar Klement Balilin e nuk e njeh atë, duke shtuar se as Metën nuk e ka takuar prej dy ditësh.

Gjithashtu Kryemadhi deklaroi se nëse ajo do të ishte në vend të Presidentit Meta do ta dekretonte Ramën në këtë post.

Ajo se sqaron se do ta bënte një gjë të tillë, pasi siç shprehet ajo do të shikonte një reaksion brenda PS, pasi përveçse Braçes dhe Majkos, partia që sot qeveris vendin do të mbetet e papërfaqësuar.

Por, siç thotë Kryemadhi, ajo ndryshon me Metën, pasi nëse ajo është më e drejtpërdrejtë, Presidenti zbaton me përpikmëri ligjin.