“Situatë ulëritëse, pasi në vend po bëhet pastrim i madh parash”, kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Në një deklaratë për mediat Vasili akuzat e tij i lidhi me emrin e kryeministrit Rama.
“Në Shqipëri po bëhet një pastrim i madh parash. Pastrimi i parave është peng në duart e një njeriu, kryeministrit të Shqiqërisë.
Nëpërmjet këtyre operacioneve ai bëhet miliarder por qytetarët dhe bizneset e ndershme rrënohen e mjerohen. Shqipëria është në një moment ulëritës. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e policisë gjermane, raporteve europiane e ato të DASH”,- tha Vasili.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Vasili i ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës opozitare më 16 shkurt.
“Le të dalim të gjithë bashkë në protestë dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo shqiptar që mbyll sytë po gatuan një të ardhme të zezë”,- tha ai.