MENU
klinika

Buxheti, miliona euro nga rinovimi

Skadojnë licencat celulare të Albtelecom

04.01.2019 - 13:16

Për afro dy dekada, autorizimet e telefonisë celulare kanë qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin e shtetit. Edhe viti 2019 pritet të sjellë shuma të konsiderueshme. Pritshmëritë më të mëdha janë nga tenderi i brezit 800Mhz. Ky tender është shtyrë për dy herë radhazi nga AKEP dhe afati për pranimin e ofertave do të jetë data 7 shkurt e këtij viti. Mbështetur në kushtet e garës, pritshmëritë janë për të siguruar rreth 21 milionë euro.

Por, viti 2018 shënon dhe përfundimin e afatit të autorizimeve për rrjetin e lëvizshëm të kompanisë Albtelecom. Autorizimet e spektrit në brezin 900 MHz dhe 1800 MHz, të lëshuara për Albtelecom në vitin 2004 si pjesë e paketës së privatizimit, përfundojnë afatin e tyre në vitin 2019. Pas një konsultimi publik me industrinë, AKEP do të përcaktojë dhe zbatojë procedurën e rinovimit dhe kushtet për për këta autorizime.

Dy operatorët e tjerë, Telekom Albania dhe Vodafone Albania e kanë kryer këtë procedurë përkatësisht në vitet 2015 dhe 2016. Secila prej tyre, pagoi rreth 10.9 milionë euro për rinovimin 15 vjeçar të autorizimit individual. Logjikisht, pritet që edhe nga Albtelecom të kërkohet një shifër e ngjashme.

Megjithatë, është e pritshme që kompania e kontrolluar nga konsorciumi turk CETEL të bëjë njëfarë rezistence për të paguar një shifër të tillë. Albtelecom prej vitesh raporton rezultatet financiare me humbje, sepse aktiviteti në tregun e shërbimeve të lëvizshme është me humbje dhe sidomos për shkak të barrës së rëndë të interesave të borxhit në bilanc.

Legjislacioni aktual nuk parashikon një mundësi për të filluar procedurat për rinovimin eautorizimeve të spektrit para gjashtë muajve të skadimit të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ofertat deri në 3 dhjetor

AKEP shtyn tenderin për brezin 800 Mhz


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!