MENU
klinika

Detajet

Skandali ‘DH Albania’/ Drejtori i OST-së jep dorëheqjen

21.01.2019 - 14:07

Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci ka dhënë sot dorëheqjen.

Ky vendim vjen pak kohë pasi OST u përfshi në skandalin e Unazës së Re, pasi “DH Albania”, një kompani fantazmë, mori tenderin prej 12 mln eurosh për një linjë energjitike. Tenderi u anulua.

Sipas te dhenave te siguruara në faqen e Agjencise se prokurimit publik, Operatori i Sistemit te Transmetimit i ka dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 11 milionë euro (1 miliarde e 447 milionë lekë).

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti. Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit.

Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.