Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për shtetasin Advjol Dobin, administratorin e kompanisë “DH Albania” që fitoi dy tendera me dokumente të cilat ishin të falsifikuara.
Kjo kompani është përfshirë në skandalin e dy tenderave me vlerë 30 milionë Euro, përmes dokumenteve të falsifikuara, tek Unaza e Re dhe për linjën e OST, Burrel Peshkopi.
Avdjol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit, pasi DH-Albania fitoi lotin e parë të “Unazës së Madhe” me vlerë 18 mln euro, tender që u anulua më pas.
Në sistemin TIMS Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria por tre herë thirrjeve të prokurorisë për tu paraqitur nuk i është përgjigjur.