Ambasadori i Bashkimit Euroian në Tiranë, Luiggi Soreca ka paralajmëruar një vizitë të rëndësishme për vendin tonë në muajin Shkurt.
Gjatë fjalës së tij ai uroi edhe Rumaninë, e cila ka marrë Presidencën e Këshillit të BE-së dhe theksoi se 6 muajt e ardhshëm duhet të shënojnë progres për Shqipërinë.
“Është proges për sa i përket reformës në drejtësi. Është një progres për sa i përket kësaj fushe, gjithashtu drejtimit të SPAK.
Kjo është e mirëpritur nga vendet e BE, ndërkohë që koha ecën, vizita e komisionerit Hanh është shumë e rëndësishme, për sa i përket reformës në drejtësi.
Vizitat e tyre e ndihmojnë ministrinë për t’u përgatitur. Në fund të shkurtit do të ketë vizitë të rëndësishme. BE është e angazhuar në progresin e Shqipërisë dhe objektivat për sa i përket rrugës së Shqipërisë në BE.
Është shumë i rëndësishëm dialogu konstruktiv i partive për të ardhmen e Shqipërisë. Muajt në vijim janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë që ta tregojë veten shumë të përgatitur.
BE do të bëjë vlerësimin e tyre edhe gjatë kësaj kohe. Në emër BE-së dua të uroj Rumaninë dhe 6 muajt e ardhshëm të shënojnë progres për Shqipërinë”, deklaroi Soreca.