Ditën e sotme do të zhvillohet seanca për masën e vërifikimit të sigurisë për Klement Balilin, i cili u dorëzua në polici një ditë më parë.
Dje u hodh shorti, ku Miljana Muça është zgjidhur gjyqtarja paraparake për Klement Balilin. Me ligjin e ri, gjyqtarja paraprakë do të bëjë verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për Klement Balilin. Muça do të shikojë edhe veprimet e prokurorisë që ka bërë deri tani.
Muça do të vendosë nëse dosja do të shkojë në gjykim, apo tia kthejë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Dorëzimi i “Eskobarit” të Ballkanit u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.
Vetë kreu i policisë Ardi Veliu shkoi në Delvinë për të ekzekutuar masën e sigurisë ‘arrest me burg” dhënë nga gjykata. Ndërkohë në mesditë Balili u transferua në Tiranë i shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së shtetit dhe eskortë me policë civilë.