MENU
klinika

Publicistika

Stefan Çapaliku vjen me një roman të ri

02.01.2019 - 15:47

“Secili çmendet sipas mënyrës së vet” është romani më i fundit i autorit Stefan Çapaliku.

Stefan Çapaliku, një emër i njohur i kulturës shqiptare vjen tashmë në këtë vit të ri me një libër të ri. Në romanin e tretë të tij, “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”, rëndësi i kushtohet një udhëtimi në kohë dhe hapësirë i tij bashkë me personazhet.

Këto personazhe thurren tek shkrimi i autorit plot finesë dhe me një përmbajtje të theksuar të dramave që ka kaluar njeriu në kohën e sistemit komunist.

“Është një vepër që bart frymën e epokës dhe na bën të njohim më mirë veten se kush jemi dhe rrethanat në të cilën gjendemi pse jo dhe perspektivën” thotë vetë shkrimtari.

 

Nga e kaluara autori mendon se vjen njohja më e mirë e vetes. E kaluara si gjithmonë është përcaktuese për të kuptuar personalitetin tonë, dhe kjo vjen aq mjeshtërisht në këtë roman të ri që pret të takohet sa më shpejt me lexuesin.

Është një roman me tekst të fortë autobiografik i cili nuk ka për qëllim dhe i largohet vazhdimisht tendencës apo tundimit për të treguar jetën e autorit sesa për t’u marrë me epokën.

Ky roman në formë trilli shpreh një tekst të fortë autobiografik dhe mënyrën e të jetuarit në kohën e komunizmit me trillimin e tij që shpreh paradokset e asaj kohe në marrëdhëniet njerëzore.

Autori mundohet të gjejë një gjuhë të qartë për të afruar sa më shumë lexuesit dhe për të qenë sa më bashkëkohor dhe në të njëjtin ritëm me lexuesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!