Edhe në Elbasan, studentët janë ngritur në protestë duke bojkotuar mësimin në Universitet.
Studentët me pankarta në duar shprehen se shkak për vazhdimin e protestave është se ulja e tarifave nga qeveria nuk përfshin masterin.
Në sfondin e protestës së studentëve të Elbasanit është një pankartë, mbi të cilën shihet qartë mbishkrimi: “Ngrihu o popull, se po na shtypin”.
Në auditoret e Univeristetit të Elbasanit është shtuar numri i studentëve të cilët kanë vendosur që të bëhen pjesmarrës të mësimit.
Nisur nga ky vendim, një grup i vogël studentësh kanë dalë me një thirrje për kolegët e tyre, për tu solidarizuar me protestën e cila vazhdon prej 1 muaji.
Në Tiranë studentët vijojnë rezistencën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata janë ngujuar brenda fakulteteve duke bllokuar edhe hyrjet përkatëse.