MENU
klinika

Zgjerohet protesta

Studentët e mjekësisë i bashkohen ngujimit

13.01.2019 - 21:50

Zgjerohet protesta e studentëve, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar mësimin dhe vijojnë të ngujuar në fakultetet përkatëse. Mbrëmjen e sotme, ngujimit i janë bashkuar edhe studentët e fakultetit të Mjekësisë.

Me maska dhe uniformat e bardha, studentët e Mjekësisë bashkohen me studentët e Ekonomikut, Inxhinierisë, Juridikut dhe Arkitekturës të cilët vijojnë ngujimin prej 4 ditësh në fakultetet përkatëse.

bashkohen studentet e mjekesise-konica.al

Pas mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme, studentët e Fakultetit Ekonomik dolën me vendimin për të vijuar bojkotin dhe ngujimin edhe në ditët në vijim deri në plotësimin e kërkesave të tyre.