MENU
klinika

Protesta studentore

Studentët e Shkodrës akuzojnë rektorin: Ka fikur kaldajat

27.01.2019 - 15:26

 Studentët e ngujuar në Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër, akuzuan sot rektorin Adem Bekteshi se ka fikur kaldajat.

Studentët vijojnë që të jenë të ngujuar duke bojkotuar mësimin, pasi kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave dhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Në ambientet e universitetit sot rreth 15 studentë që vijojnë ngujimin, kanë akuzuar rektorin Adem Bekteshi se ka fikur kaldajat.

Nisur nga deklarata pak ditë më parë e rektorit se mungesat nuk do të vendosen dhe se do të plotësohen kërkesat e tyre, studentët sot i kërkojnë që dëshirën për bashkëpunim ta konkretizojë dhe të heqë dorë nga këto metoda.

U bënë rreth 7 ditë që grupi i vogël i studentëve vijojnë që të qëndrojnë të ngujuar në fakultetin e tyre, ndërkohë që në Tiranë , pjesa më e madhe e tyre është rikthyer në auditor.