MENU
klinika

Deklarata

Studentët në protestë/ Dekanati: I mbështesim

14.01.2019 - 14:45

Protesta e studentëve vijon të ketë mbështetje edhe nga radhët e fakulteteve. Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë përmes një deklarate është shprehur se mbështet studentët, ndërsa dënon ashpër ndërhyrjen e policisë në fakultete.

Duke marrë spunto nga bojkoti i studentëve, Dekanati i Filologjikut shprehet se është dhe do të jetë kundër çdo presioni dhe dhune që mund të adresohet tek studentët.

Mes tjerash, Dekanati shton se duhet të rishikohet Ligji i Arsimit të Lartë dhe pedagogët të mos jenë pjesë e lojës, e cila ka për qëllim përbaltjen e tyre.

ngujohen studentet e ekonomise-konica.al

Deklarata e plotë:

Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF-së deklaron se pedagogët: Rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme .Denojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre

Janë kundër çdolloj ndërhyrje dhe presioni që synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve

Kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorët politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë. Propozojnë ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH; Rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSh; I sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.”