MENU
klinika

Protesta

Studentët të vendosur, publikojnë axhendën e ditës

16.01.2019 - 08:54

Bojkoti i mësimit në fakultete do të vijojë edhe sot. Kështu bëhet me dije në axhendën e publikuar nga studentët.

Sipas axhendës grumbullimi fillon në 8:00 në hollin e fakultetit dhe do nisin protestën e bojkotin si ditët e kaluara.

Axhenda:

8:00: Grumbullimi në fakultet, deri në orën 10:30 do të mbajnë fjalime dhe do të ngrenë pankartat e tyre me mesazhet.

Në 10:30, të rinjtë do të shfaqin një dokumentar të quajtur “Bllokada”.

Në 12:30, ata do të zhvillojnë një një diskutim me lektorin Rigels Xhemolari, i cili ka bërë një studim mbi Ligjin e Arsimit të Lartë.

Më pas, në orën 14:00, do të vijohet me aktivitet kulturore dhe argëtuese të sigjeruara nga vetë studentët.