Ka shkuar “vaj” në 3 raundet e para, por tani ka nisur gara e vërtetë në Australian Open, kur dy nga tenistet pretendente janë eliminuar.
Maria Sharapova është mundur 2-1 nga tenistja australiane Ashleigh Barty (4-6, 6-1, 6-4), një rezultat i papritur ky për ish-numrin 1 në botë.
Rusja e nisi mirë ndeshjen, por krejt papritur niveli i lojës së saj ra, duke mos avancuar dot për më tej, ndërkohë që Barty avancon në çerekfinale, duke u bërë idhullin i ri i tifozërisë vendase.
Eliminohet edhe ternistja gjermane Angelique Kerber, numri 3 në botë, që u mund 2-0 (6-0, 6-2) nga tenistja amerikane Danielle Collins. Kjo ka qenë ndeshja më e dobët e tenistes gjermane në vitet e fundit, një lojë për t’u harruar, me shumë gabime dhe asnjëherë agresive.
E vetmja nga tenistet “big” që nuk ka zhgënjyer sot është çekja Petra Kvitova, që shkon në çerekfinale pas fitores 2-0 (6-2, 6-1) ndaj rivales amerikane Amanda Anisimova.