Kryeministri Edi Rama ka ngulmuar sërish që qytetarët teksa tentojnë të zgjidhin hallin e tyre, ta bëjnë atë përmes denoncimeve në portalin “Shqipëriaqëduam.al”, dhe të ndihmojnë edhe qeverinë për hallin e saj të madh, siç shprehet ai.
Në fjalën e sotme gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, Rama ka përmendur rastin më të freskët, atë të drejtorit të Hipotekës së Durrësit, që u denoncua mbrëmë nga një qytetar në Fiks Fare.
“U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit”- tha Rama.