MENU
klinika

Shkëmbimi i territoreve

Tahiri-Thaçit: Nëse jep Veriun, krijohet Serbia e Madhe

17.01.2019 - 11:35

Ish-kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Tahiri deklaroi se nëse Serbia do të merrte veriun, do të plotësohej dhe realizohej ‘Serbia e Madhe’.

“Nëse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pajtohet që me Serbinë dialogu të mbyllet me këmbim territoresh, do t’i bënte favor Sllobodan Millosheviçit, Aleksandar Vuçiçit e Vladimir Putinit.

Kosova lindi si shtet pas 100 vitesh. 100 vjet kemi luftuar. Ne s’u bashkuam me Shqipërinë që ishte e drejtë e jonë e natyrshme. Pavarësia ishte kompromisi që zgjodhëm.

Tani kur Kosova është realitet, Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi e njohi si të ligjshme. Mbi 100 vende na kanë njohur. Çdo cënim i territorit është për t’i dhënë fitore Millosheviçit.

Vënia në pikëpyetje e kësaj arritje është dështim gjeopolitik dhe hapje e rrugës për të kthyer ndikimin rus në Ballkan. Serbia e madhe bëhet duke marrë veriun e Kosovës, sepse ka tashmë Bosnjën.

Përsëri do të kthehej hegjemonia serbe dhe destabilizim i ri. Çdo këmbim territori, i bën favor Millosheviçit, Putinit e dëmton interesat e shqiptarëve”, është shprehur Tahiri.