MENU
klinika

Nisin stërvitjet ushtarake

Tajvani nuk do të “gjunjëzohet” para Kinës

17.01.2019 - 13:28

Tajvani nuk do të “gjunjëzohet” ndaj presionit kinez, tha një zëdhënës presidencial, pasi ishulli i vetëqeverisur zhvilloi stërvitje ushtarake që synonin të tregonin aftësinë për tu mbrojtur nga kërcënimet e Pekinit.

Të gjitha këto erdhën pasi Kina e konsideron Tajvanin si një provincë, dhe pas deklaratave se Kina do të të përdorë forcën për të fituar kontrollin mbi të.

“Për sa i përket veprimeve jashtë kontrollit të Kinës, duhet të bashkojë përpjekjet për të reduktuar dhe përmbajtur këto veprime”, u tha gazetarëve Alex Huang, zëdhënësi i presidentit Tsai Ing-wen, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Pekini ka rritur presionin mbi Tajvanin që nga shpallja e pavarësisë Tsai fitoi zgjedhjet presidenciale në 2016.

Më 2 janar, presidenti kinez Xi Jinping tha se askush nuk mund të ndryshonte faktin se Tajvani ishte “pjesë e Kinës”, duke shtuar se Pekini nuk do të heqë dorë nga përdorimi i forcës ushtarake si një opsion për të siguruar “ribashkimin” e ishullit me kontinentin.

Një ditë përpara fjalimit të Xi, presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen tha se Pekini duhet të pranojë ekzistencën e Tajvanit. “Unë do të doja t’i bëja thirrje Kinës që të përballonte realisht ekzistencën e Republikës së Kinës në Tajvan,” tha zonja Tsai, duke iu referuar emrit formal të ishullit.

Të enjten, Tajvani bëri stërvitje ushtarake, për herë të parë që nga komentet e Xi dy javë më parë, nisur edhe nga shqetësimet e Uashingtonit për një sulm të mundshëm kundër Tajvanit.

Ndërsa Tajvani është i vetëqeverisur dhe de facto i pavarur, kurrë nuk ka deklaruar zyrtarisht pavarësinë nga kontinenti. Pekini e konsideron ishullin si një provincë të shkëputur. Tajvani ka vepruar si një komb i pavarur që nga viti 1950, kur qeveria nacionaliste e Kinës u mund nga forcat komuniste dhe u largua nga kontinenti.

Në vitet e fundit, Pekini është bërë gjithnjë e më bindës ndaj pretendimeve të veta dhe thotë se është një çështje kyçe e sovranitetit kombëtar. Kina, për shembull, këmbëngul që vendet e tjera mund të kenë vetëm lidhje diplomatike me Kinën apo Tajvanin, jo të dyja. Pekini ka përfituar më shumë, dhe i ka shtyrë aleatët e tjerë ndërkombëtarë të Taipei për të prerë lidhjet diplomatike me ishullin dhe për të vendosur marrëdhënie me Kinën. Vitin e kaluar, ajo gjithashtu detyroi linjat ajrore dhe hotelet e huaja të listonin Tajvanin si pjesë të Kinës në faqet e tyre të internetit./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Një provincë e shkëputur e Kinës"

Kina luftë për të marrë Tajvanin?